PSD, Gjinushi: Protesta e LSI, lojë e Metës me Berishën
2 ditë pas protestës maratonë nga Gërdeci në sheshin “Skënderbej” në nder të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, kreu i PSD, Gjinushi ka sulmuar politikën e kreut të LSI, Meta, duke e krahasuar me atë të kryeministrit Berisha.
TIRANE- Dy ditë pas protestës maratonë nga Gërdeci në sheshin “Skënderbej”, që u organizua për nder të viktimave të tragjedisë së 15 marsit, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka sulmuar sërish politikën e kreut të LSI-së Ilir Meta, duke e krahasuar me atë të kryeministrit Berisha .
“LSI-ja, përndryshe loja e Saliut me Ilirin, u desh të bënte një sfidë, e bëri sfidën, krijoi dy sheshe, por njëri plot e tjetri bosh. Dhe qytetarët vajtën atje ku protestohej dhe nuk shkuan atje ku bëhej sikur protestohej”- tha kreu i PSD-së Gjinushi.
Në konferencën kombëtare të Partisë në njësinë bashkiake numër 7, Gjinushi theksoi se mitingu i PS-së dhe aleatët, ishte tregues se tashmë shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
“Shumica e shqiptarëve kërkon ndryshim, shumica e kryeqytetasve kërkon ndryshim dhe ky ndryshim do të na vi me zgjedhjet e qershorit 2009. Kjo tregoi gjithashtu pozicionimin e qartë të Partisë Socialdemokrate që është pjesë e këtij bashkimi të ri. Mitingu i të dielës tregoi gjithashtu se kush është opozita e vërtetë”-theksoi ndër të tjera Skënder Gjinushi gjatë fjalës së tij. (a.r/news24/balkanweb)