Berisha-Pojar diskutojnë mardhëniet politike
Zv.ministri i jashtëm cek,Tomas Pojar u prit sot nga kryeministri Berisha në një takim të vecantË, në të cilin u fokusuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve. Pojar siguroi Berishën se presidenca Ceke, ka përcaktuar Ballkanin si prioritet kryesor.
TIRANE- Zëvendës ministri i jashtëm cek, Tomas Pojar u prit sot nga kryeministri Berisha në një takim të vecantË, në të cilin u fokusuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkan ku zv. ministri Pojar siguroi kryeministrin Berisha se presidenca Ceke e BE, ka përcaktuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet kryesor të saj, si dhe një mundësi për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin.
Gjithashtu Pojar deklaroi se është marrë vendimi për të ngritur Këshillin e Stabilizim Asocimit siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që pritet të hyj në fuqi në prill. Pojar i përcolli Berishës ftesën e kryeministrit Topolanek për të vizituar në një kohë të afërt Cekinë, ndërsa e njoftoi se ish-Presidenti Havel ka pranuar të vizitojë Shqipërinë në muajin prill.
Nga ana e tij kryeministri Berisha i kërkoi që në cilësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të kontribuoj, që vëzhgues nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të vijnë për të monitoruar nga afër procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Gjithashtu Berisha i shprehu zv.ministrit Pojar mirenjohjen për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të japë Cekia në integrimin e Shqipërisë. (e.n/news24/Balkanweb)