E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Diskutimi për kandidaturat e Gjykatës së Lartë, farsë politike

Tiranë, 7 korrik, NOA - Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron të papranueshëm procesin dhe qëndrimin e maxhorancës për kandidaturat e emëruara nga Presidenti i Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar si një proces të ngutshëm dhe një farsë politike, që nëpërkëmb integritetin e kandidaturave të miratuara nga Presidenti Bamir Topi dhe synon mbylljen e hesapeve të përfaqësuesve të qeverisë me drejtësinë.

Në emër të grupit parlamentar të PS-së, foli nënkryetari i tij, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se nguti i sotëm i përfaqësuesve të PD-së në komisionin parlamentar të ligjeve, për të miratuar me urgjencë relacionet e përgatitura prej tyre, e të vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës vetëm sot gjatë mbledhjes, është një tjetër shenjë e vendimit politik të Sali Berishës, për të konsideruar e vlerësuar nën diktatin partiak kandidaturat e miratuara nga Presidenti i Republikës.

Grupi Parlamentar i PS-së e konsideron këtë proces si të montuar politikisht që jo vetëm nëpërkëmb thellësisht integritetin e kandidaturave të miratuara nga Presidenti i Republikës, por gjithashtu nëpërkëmb edhe integritetin e të gjithë trupës së gjyqtarëve, duke imponuar konformitetin dhe bindjen politike ndaj partisë në pushtet si kriterin kryesor dhe të vetëm për të përfituar pëlqimin e parlamentit për anëtar të Gjykatës së Lartë, deklaroi deputeti Saimir Tahiri .

Sipas, grupit të PS-së, diktimi partiak i kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë ka për qëllim mbylljen e hesapeve që përfaqësuesit e Sali Berishës dhe kësaj qeverie kanë me drejtësinë, për shkak të akuzave publike për korrupsion, duke kalçifikuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet qeveritar e parlamentar.

Tahiri nënvizoi se ky proces ishte një farsë politike e diktuar nga interesat e partisë në pushtet për të uzurpuar dhe nënshtruar sistemin gjyqësor dhe institucionet e pavarura kushtetuese. Kjo praktikë e përsëritur edhe më parë nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat më të mira parlamentare për miratimin e kandidaturave bazuar mbi kriteret e meritës profesionale e jo të bindjes partiake.

Grupi i PS-së, parashikoi se procesi farsë i realizuar në komisionin e ligjeve, që do të përfundojë me votimin e hapur nominal në seancë plenare, jo vetëm që cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor, por njëkohësisht përbën goditjen e radhës ndaj institucioneve që luajnë një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht ndaj zyrtarëve të lartë me imunitet.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›