E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Do të vazhdojmë betejën për votën e lirë

Grupi parlamentar i PS-së unifikon qëndrimin në mbrotje të kryetarit Edi Rama. Pas një mbledhje të menjëhershme në ditën e festës së Kurban Bajramit, grupi parlamentar i PS-së, deklaroi përmes Blendi Klosit se është më e vendosur se kurrë për të vijuar me betejën për mbrojtjen e votës së lirë.
Duke i kërkuar kryeministrit që të heqë dorë nga gjuha e skenarëve të vitit 1997, deputetët e PS-së theksojnë se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit, për aq kohë sa ky institucion vepron nën interesat e familjes së Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›