E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë, humb jetën 16-vjeçari, 3 të plagosur

Një 16-vjeçar është viktima e radhës e aksidenteve rrugore në rrethin e Lezhës. Viktima është Mujo Idrizi, nga qyteti i Lezhës, ndërsa ka humbur jetën në një rrugë dytësore për në fshatin Rrilë.
16-vjeçari po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë me një kamionçinë që drejtohej nga xhaxhai i tij 45-vjeçar Ibrahim Idrizi.
Në një moment 45 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë, kamionçina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal buzë rrugës.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëhrë banorë të zonës, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Por, aksidenti ka rezultuar fatal për 16-vjeçarin Idrizi, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë kanë marrë vetëm plagë të lehta. Mësohet se viktima 16 vjeçar dhe 3 personat e tjerë po ktheheshin nga puna.
Ndërkohë sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga 45 vjeçari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›