PS:Financat e shqiptarëve sa vinë e rëndohen

Partia Socialiste ka reaguar sërish për rënien e ekonomisë duke deklauar se financat e familjeve shqiptare sa vinë e rëndohen. Deputetja Eglantina Gjermeni tha se një në katër familje shqiptare po vuan rritjen e çmimeve. Sipas saj, rritja e çmimeve vjen nga interesat monopoliste që lejon qeveria. "Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë për kontrollimin e monopoleve. Këto ditë u rrit çmimi i bukës. Jetesa për shqiptarët po bëhet çdo ditë e më e vështirë", tha ajo.