E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit, 5 mln lekë për informacione

Policia e Shtetit informon se vë në dispozicion 5 milionë lekë të reja për këdo që do të japë informacion të vlefshëm lidhur me autorët e vrasjes së policit rrugor në Malësinë e Madhe. Numri i policisë i vënë në dispozicion është 0694105324.

Inspektor Kole Ndreshaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, është vrarë me armë zjarri në krye të detyrës në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Policia e qarkut Shkodër njofton se vrasja ndodhi rreth orës 02. 20 minuta të së dielës në vendin e quajtur "Foletat e Marshenjt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›