PSG gati 30 milionë për Van Persien
Paris Saint Germain është i gatshëm të ofrojë një shumë të majme për të transferuar kapitenin e Arsenalit, Robin van Persie.
France Football shkruan se PSG ka ndarë rreth 30 milionë paund për ta bindur Arsenalin të heqë dorë nga shërbimet e holandezit gjatë verës.
Manchester City dhe Barcelona po ashtu raportohet se janë të interesuar në sulmuesin, kontrata e të cilit me klubit londinez skadon në vitin e ardhshëm.
PSG, tani pronë e pasanikëve nga Katari, mendohet se ka në dispozicion rreth 100 milionë paund për transferime të reja në fund të këtij sezoni.