Greqi, arrestohet ish ministri Cohaxopoulos

Ish-ministri grek Akis Cohaxopulos është arrestuar sot nga policia në banesën e tij, në zbatim të urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuoria.
Cohaxopoulos akuzohet për legalizim parash të përfituara nga veprimtari e paligjshme, por edhe për shkelje të legjislacionit fiskal.
Hetimet për pasurinë e ish ministrit kanë filluar në vitin 2010, marrë shkas nga publikimet në shtyp pas blerjes së një vile dykatëshe në rrugën Dionisiou Aeropagitou dhe kishin të bënin me legjitimitetin e shitblerjes.
Në kuadër të hetimeve ish ministri u thirr me cilësinë e të dyshuarit nga prokuroria në tetor 2011. Pas përfundimit të hetimeve, dosja e çështjes iu përcoll hetuesit special, i cili, në marrëveshje me prokurorinë lëshoi urdhërin e arrestit.
Akis Cohaxopoulos ka qenë pjesëtar i gjithë qeverive të PASOK-ut që nga viti 1981 deri në 2004, ku ka mbajtur poste të rëndësishme si ministër i brendshëm, ministër i mbrojtjes, i zhvillimit, apo ministër i veprave publike.