E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG hakmerret ndaj Evian, në fund ka edhe grushte

Skuadrës së PSG i ka mjaftuar një gol për të siguruar tre pikë të plota në transfertën e Evian që u luajt në stadiumin “Park des Sports”.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 1-0, ndërsa kjo fitore u shërbeu atyre për tu hakmarrë disi ndaj ekipit të Evian, i cili i eleminoi nga Kupa e Francës. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga argjentinasi, Javier Pastore, i cili përveçse i dha tre pikët e radhës skuadrës së tij e ndihmoi atë të afrohej më afër objektivit të sezonit, që është fitimi i titullit kampion. Fundi i takimit ishte dramatik, Marko Verratti u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 81, ndërsa David Beckham mori direkt të kuqe në fundin e ndeshjes, e cila u shoqërua me grushte mes Khelifa dhe portierit Sirigu. U desh ndërhyrja e lojtarëve për të shuar sherrin mes dy futbollisteve, që ashtu si Verreti dhe Bekam u ndëshkuan me kartona të kuq.

Pas javës së 34, Paris Saint-Germaini është nëntë pikë përpara Marseille dhe i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur kampion. Marsejezët ashtu si kryeqytetasit fituan këtë fundjavë me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Lion u ndal në shtëpi me rezultatin 1-1 përballë Sent Etienit.

Në javën e 34-të të Ligës së parë franceze janë shënuar këto rezultate:

Lille – Sosho 3-3

Lorient – Marsejë 0-1

Ajasio – Montpelie  2-1

Bastia – Tolusë 0-0

Bordo – Reims 0-0

Brest – Renne 0-2

Valenciann – Nansi 0-0

Lion -Sent Etien 1-1

Nisë – Troua 3-1

Evian- PSG 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›