PSG kerkon sherbimet e Beckham

Leonardo, drejtori sportiv i Paris Saint Germain, është shprehur në një intervistë për BBC se do t’i pëlqente shumë që David Beckham të ishte pjesë e ekipit francez.
“Porta është gjithmonë e hapur për një lojtar si Beckham. Ai është më shumë se një futbollist, është një markë që gjithmonë do të ketë respektin e botës së futbollit”, deklaroi Leonardo kur u pyet nëse do të ishte i interesuar në blerjen e mesfushorit 36-vjeçar.
“Kam punuar me Beckham kur unë isha trajner i Milanit dhe ai erdhi në formë borxhi. Ai stërvitet dhe luan me dëshirën e një fëmije. Është i respektueshëm dhe gjithmonë kërkon më të mirën për ekipin e tij. Është një shembull për të gjithë”, shton braziliani, ish-trajner i Milanit dhe Interit.
Kontrata e Beckham me Los Angeles Galaxy skadon në përfundimin e këtij sezoni dhe është përfolur një rikthim i tij në Angli, tek Queens Park Rangers apo Tottenham Hotspurs.
PSG është klubi europian i dytë që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës. Francezët kanë harxhuar 76 milionë euro për blerjet e Gameiro, Matuidi, Sissoko, Bisevac, Sirigu, Lugano, Douchez dhe Pastore. E gjitha kjo falë blerjes së klubit nga sheikët e Qatar Sports Investments.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, Figo dhe Baggio për pankinën
Inter ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e trajnerit Gianpiero Gasperini pas humbjes së tre ndeshjeve zyrtare të zhvilluara deri tani. Europa Ligë, luhen ndeshjet e para në grup
bërë një start zhgënjyes në Europa League.
Lazio e Edi Reja barazoi 2-2 me rumunët e Vasluj duke bërë një start zhgënjyes në Europa League.
Vidal: Juve, një skuadër luftëtarësh
“Objektivi i këtij sezoni duhet të jetë fitimi i titullit kampion.” Neuer: Nuk do të pritem mirë nga tifozët e Schalke
Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen, do të luajë një ndeshje të veçantë të dielën kur të përballet në “Veltins Arena” me ish-ekipin e tij, Schalke 04. Moratti: Durim me Gasperinin
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka analizuar ndeshjen që ekipi i tij humbi në mënyrë të turpshme ndaj turqve të Trabzonsporit me rezultatin 0-1, në San Siro.
Lajmet kryesore
Plani operacional në veri, nuk ka incidente të rënda
Rexhepi: Policia e Kosovës dhe EULEX në kufi
Këshilli i Sigurimit, seancë me dyer të mbyllura për Kosovën
Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
KLD: Të zbulohen vrasësit