E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani operacional ne veri nuk ka incidente te renda


Plani operacional për vënien në funksion të dy pikave kufitare në veri po zbatohet qe prej oreve te para te mengjesit te së premtes.

KFOR-i është vënë në gjendje gatishmërie në Bërnjak dhe Jarinje. Nga ana tjetër, struktura kriminale serbe të nxitur nga Beogradi, kanë ngritur barrikadat me qëllim të pengimit të vendosjes së rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Serbët kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje pak kohë pasi KFOR-i mbylli atë vendkalim me tela me gjemba.

Mësohet se në barrikadat e KFOR-it janë vendosur mbishkrime në gjuhën serbe dhe në atë angleze: “STOP DoganatKosovë, nis operacioni në Veri Presidentja Jahjaga mbështet operacionin në Veri"Veriu", Thaçi: Ruani qetësinë, nuk do ndalemi ose do t’ju qëllojmë”.

Gjithashtu, sipas RTK-së, janë vendosur reflektorë të fuqishëm në rrugët që çojnë në pikëkalimin në Jarinje, ndërkaq në prapavijë vërehen forca të shtuara të KFOR-it.

Rexhepi: Operacioni, pa probleme

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se në pikat kufitare të veriut të Kosovës gjenden pjesëtarët e policisë dhe të doganës së Kosovës, bashkë me pjesëtarët e EULEX-it.

Rexhepi ka thënë se operacioni është zbatuar para orës 8 dhe se transferimi është kryer me helikopterë nga baza e KFOR-it në Leposavic.

"EULEX-i do të zbatojë pjesën operative të punës, ndërsa zyrtarët kosovarë do të kenë rol teknik", tha Rexhepi.

Aksioni nisi pas mesnatës

Burime jozyrtare pohuan për Top Channel se rreth 20 minuta pas mesnatës nisi operacioni për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare, Jarinë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Të njëjtat burime pohuan për korespondenten e Top Channel, Valdete Osmani se është zgjedhur kjo orë e pazakontë për të ndërhyrë në mënyrë që të shmangeshin grumbullimet e paralajmëruara nga serbët.

Mësohet se pika doganore numër 1 në Jarinë tashmë ndodhet nën kontrollin e trupave gjermane të KFOR-it të cilat kanë bllokuar totalisht qarkullimin nëpërmjet kësaj pike. Ndërkohë, në pikën 31, në Bërnjak, raportohen rreth 300 serbë të cilët e pengojnë ndërhyrjen e KFOR-it.

Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna armësh. Situata mbetet e nderë, por fatmirësisht deri më tani e pashoqëruar me incidente të rënda.

Thaçi: Ruani qetësinë

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se plani për ndërhyrjen në Veri është hartuar nga qeveria e Kosovës dhe në koordinim me SHBA, BE, NATO dhe EULEX.

Thaçi ka bërë thirrje që të gjitha qytetarët të ruajnë qetësinë dhe ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për implementimin e rendit në veri.

“Unë ju ftoj të ruajmë qetësinë dhe maturinë. Veprimi në veri nuk është i drejtuar kundër askujt dhe ndonjë grupi etnik. Ne veri nuk është në konflikt e drejta me qytetarin, por e drejta me paligjshmërinë. Qeveria e Kosovës është garantuesi më i mirë për të drejtat e qytetarëve, edhe ata serbë që jëtojnë në veri. I ftoj ata që të jetojnë të barabartë dhe të respektojnë vendimet tona. Askush nuk ka nevojë të shqetësohet. Asnjë qytetarë kudo që jeton në Republikën e Kosovës. Ne jemi në përpjekje për rend dhe ligj”, tha kryeministri.

 

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Këshilli i Sigurimit, seancë me dyer të mbyllura për Kosovën
Edhe Kosova e pranishme në të
Forca të Armatosura për “varrezat e makinave”
"Regjistrimi, anti-kushtetues, tekë e Athinës"
KLD: Të zbulohen vrasësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›