E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG me rregull të ri për talentet! Telefoni vetëm pas orës 14:00 të premten

Paris Saint-Germain vendos “detoks digjital” për lojtarët e akademisë.

Skuadra franceze ka ndërmarrë një nismë të re në akademinë e klubit për të kufizuar përdorimin e telefonave nga lojtarët e rinj.

Sapo mbërrijnë në kampus, lojtarët dorëzojnë telefonat te pjesëtarët e stafit rezidencial ose edukativ.

Telefoni u rikthehet vetëm pasi të kenë sistemuar dhe pastruar dhomat e tyre.

Lojtarët kanë akses të kufizuar në telefonat gjatë javës, ndërsa të premten mund t’i marrin sërish pas orës 14:00.

Përjashtime bëhen edhe në raste të veçanta ose rrethana të jashtëzakonshme.

Qëllimi i kësaj nisme është t’i ndihmojë të rinjtë të jenë më të përqendruar te futbolli, shkollimi, pushimi dhe komunikimi me shokët, duke reduktuar varësinë nga telefoni dhe rrjetet sociale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›