E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Koalicioni i Berishës s'ka marrë 71 mandate

Partia Socialiste ka hedhur poshtë deklaratën e KQZ-së se sipas rezultatit paraprak koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 71 mandate. Sipas kandidatit të PS-së në Fier, Gramoz Ruçi "Nuk ka asnjë rezultat paraprak që i jep Berishës 71 mandate". PS-ja e ka konsideruar deklaratën si destabilizuese. "Deklarata e kukullës së Berishës në krye të KQZ-së është destablizuese, ndaj i bëj apel Berishës të heqë dorë nga ideja se mund t'i imponohet popullit si kryeministër ", shtoi Ruçi. Kandidati i PS-së në Fier, i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të tërhiqet që të mos vazhdojë të shkelë më standartet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›