E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Standardet nuk u plotësuan

Ambasadori amerikan John Withers vlerëson se Shqipëria bëri një hap përpara me zgjedhjet e 28 qershorit, por thekson se vendi ynë duhet të vazhdojë të bëjë përparime me reformat që të arrijë standardet. "Standartet ndërkombëtare për zgjedhjet nuk janë vetëm për Shqipërinë të larta, por jane dhe për vendet e tjera, ndaj vendi juaj duhet t'i arrijë me doemos", ka theksuar ambasadori Uidhers.
Në intervistë për "Zërin e Amerikës", ambasadori amerikan, John Withers, u shpreh se pavarësisht rezultatit të deritanishëm i cili sipas tij është i ndërlikuar, pothuajse 50 me 50, qeveria që do të krijohet duhet të udhëheqë dhe për pjesën tjetër.
Sipas Withers mjedisi është shumë i politizuar, por gjithsesi të gjithë duhet të bëjnë durim për të pritur rezultatin. Më pas në intervistën e tij për "Zërin e Amerikës", ambasadori Withers ka vënë në dukje dhe problemet që sipas tij ishin kryesisht teknike. Por, nga ana tjetër ka bërë thirrje që procesi i numërimit të vijojë korrekt dhe komisionerët të tregohen profesional. Një vlerësim nga ana e ambasdorit është dhënë për policinë shqiptare pasi nuk ka patur ankime serioze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›