PS:Lufta kundër korrupsionit, Berisha duhej të dorëzonte dy ministrat

Partia Socialiste në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit ka deklaruar se kryeministri Berisha duhet të dorëzonte përpara drejtësisë dy ministrat e tij Mediu dhe Olldashi. Zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj në një prononcim për mediat ka theksuar se në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit Berisha duhet të dorëzonte ministrant para drejtësisë ose të shkonte vetë për të dëshmuar se si shpenzoi 5 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për një copë rrugë e cila u përdor vetëm një ditë të fushatës elektorale.
"Por Berisha zgjodhi që ditën e luftës kundër korrupsionit, ta festonte duke harxhuar 4 milionë euro në 2 orë për të organizuar një antimiting që nuk e shpëton dot nga kërkesa e një populli të tërë për të hapur kutitë" theksoi Imeraj.