PS:Të bëhet transparente letra për Withers

Pavarësisht qendrimit zyrtar të qeverisë shqiptare, PS duke iu referuar medias ka vazhduar të sulmoje maxhorancën për qendrimin ndaj ambasadorit John ëithers duke kerkuar publikimin e letrës që ministria e Jashtme i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Saimir Tahiri nga selia e PS ka deklaruar se Ilir Meta ka firmosur dhe dërguar pranë departamentit Amerikan të Shtetit tekstin e shkruar nga Sali Berisha, me synim për të hequr qafe ambasadorin e një vendi mik ; duke theksuar se është momenti që të ndërhyjë Presidenti i Republikes për transparencën e këtij letërkëmbimi. "PS i kërkon Presidentit Topi, të ndërhyjë për të bërë transparencë për letrën dhe të kërkojë publikimin e sa. Topi duhet
të marrë çdo masë për të shmangur situtata të papëlqyeshme me një partner si SHBA-ja", tha Tahiri.
Sipas Tahirit kjo letër evidenton prirjen e Sali Berishës për të izoluar Shqipërinë duke futur në krizë marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, NATO dhe BE .