Berisha përuron rrugën Dhërmi-Drimadhë

Edhe pse ekonomia është sektori më i kritikuar nga opozita, kryeministri Berisha vazhdon ta promovojë si pikën më të fortë të kësaj qeverie. Ndërsa ka përuruar rrugën që zbret në Dhërmi dhe në Drimadhë, kryeministri Berisha ka përmendur një varg të gjatë shifrash për të argumentuar interesin e qeverisë në rritjen e mirëqenies për banorët e zonës së bregdetit.
"Këto 5 vite në qarkun e Vlorës, në bashkinë e Vlorës, Orikumit, Sarandës , Delvinës, Himarës, Selenicës dhe në komunat e këtij qarku, nga Konispoli deri në Novoselë, nga Sevasteri në Nartë, janë investuar 670 milion euro Rruga e bregut me 60 milion euro, autostrada Vlorë-Fier 30 milion euro, rruga Transballkanike 6 milion euro, hyrja e Sarandës 4 milion euro, Butrint -Kanali i çukës 11 milion euro, Delvinë-Skreficë 9 km , 10 milion euro, Vlorë -Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, 15 km, 4 milion euro, Qafe Botë-Sarandë 40 km, 30 milion euro.
Ashtu siç ka ndodhur edhe gjatë përurimeve të tjera, sërish pjesë e fjalimeve të kryeministrit kanë qenë akuzat ndaj opozitës, e cila sipas tij po bën propaganda nihiliste.
"Krahas këtyre zhvillimeve krahas këtyre fakteve dhe arritjeve, ekziston sot edhe propaganda nihiliste, desedente besnike e kulturës së bllokut. Vetëm blloku mohonte çdo gjë që nuk i interesonte, kështu rrugën e etërve, po ndjekin me fanatizëm bijtë e tyre, të cilët kanë çdo ditë vetëm një përgjigje, jo , jo për çdo gjë. Dakord zotërinj, nuk jeni dakord me këto që bën qeveria po ju çfarë do të bënit na thoni njëherë?! Të shohësh Shqipërinë nga "kullat e fidelit" të duket e zeze sterrë, por le të dalin këtu në dritë, të vijnë në breg të shohin Shqipërinë nga bregu dhe këtu do të shohin një Shqipëri krejt tjetër", shtoi ai.
Rruga e plazhit në Dhërmi është një investim prej 230 milionë lekësh , ndërkohë që pak ditë më parë kryeministri ka përuruar edhe rrugët që lidhin Jalin dhe Livadhën me detin , si dhe rrugën që lidh fshatin Pilur me detin.