PS:Vendimi i sotëm i Kolegjit, i papranueshëm
Pas gjykimit të marrë ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor, i cili ka marrë vendimin e parë, duke pushuar çështjen e KZAZ-së numër 49, i menjehershem ka qene dhe reagimi nga Partia Socialiste. Ka qene deputeti opozitar Damian Gjikuri, i cili u shpreh hapur sot se gjykimi në themel nuk ka përfunduar ende.
Partia Socialiste pret që Kolegji të mos ndikohet nga presioni i qeverisë, pasi fatet e demokracisë shqiptare varen pikërisht nga puna e këtij institucioni, tha më tej Gjiknuri.
Për PS-në, vendimi i Kolegjit është i pabazuar në ligj dhe se ka ende vështirësi në dhënien e përfundimit.