E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani:Rama nuk dëshiron që vota të numërohet!

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e cilësuar thellësisht të dëshpëruar dhe qartësisht konfuz. Gjatë një prononcimi për shtyp, deputeti i maxhorancës, i është drejtuar kreut opozitar, se e gjithë kjo pritje, është bërë me qëllimin e vetëm, për tu lexuar qartë vullneti i qytetarëve.
 

“Ai mendon se koalicioni i drejtuar nga partia e tij, fitoi zgjedhjet lokale, në një kohe kur 140,000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike. Ai e konsideron kanibalizëm elektoral numërimin e votave kur në të vërtetë, kanibalizëm është të shmangësh numërimin e tyre. Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush.

Partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qënë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës. Në të vërtet, dje, Ndihmës Zëvëndës Sekretari i Shtetit Amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone.
I tërë komuniteti ndërkombëtar, ka thënë vazhdimisht të njejtën gjë, gjatë gjithë këtij proçesi. Proçesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij. Sot, Edi Rama u pyet nëse do të dëgjonte thirrjen e z. Kantrimen për të respektuar rezultatin e këtij procesi ligjor. Edi Rama nuk iu pergjigj kësaj pyetje. Në të vërtetë, heshtja e tij flet më shumë se çdo përgjigje që ai do mund të artikulonte”.
 

Ndërkaq, Bodgani shtoi se Partia Demokratike i përgjigjet cdo qytetari, duke vlerësuar votën si mjetin me të drejtë demokratik.
 

“Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë: Ne kërkojmë që çdo votë të numërohet. Ne kërkojmë që demokracia te respektoje zërin e çdo qytetari si kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik dhe ligjor. Ne e respektojmë proçesin ligjor dhe kërkojmë që ky proces të vazhdojë si dhe do presim ne qetesi per te pranuar cdo rezultat te dale prej tij.
 

Cdo ankese e ngritur nga Edi Rama, në nje vend demokratik, duhet të ndjekë një proces të rregullt ligjor. Por Edi Rama nuk dëshiron te ndjeke udhezimet e qarta të bëra nga cdo anetar i komunitetit nderkombetar duke kanalizuar cdo ankese te tij nepermjet nje procesi te rregullt ligjor”.
 

Me një akuzë të drejtëpërdrejtë ndaj kryesocialistit, deputeti demokrat theksoi se Rama kërkon te erresoje procesin, sepse ai e di qe procesi ka qene i lire, i drejte dhe transparent dhe ai i trembet vendimit te dale nepermjet nje procesi demokratik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›