E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,sot takimi i "Lëvizjes për mendim ndryshe"

Kritikët e kreut në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama nisin sot zbatimin e "Lëvizjes për mendim ndryshe". Sipas deputetit të PS-së, Arben Malaj kjo lëvizje ka prioritet politikën kundër bojkotit dhe jo radikalizimin në ndryshimet statutore. Malaj thekson se kjo është një lëvizje afatgjatë, afro 1 vit dhe kërkon mbështjejen e publikut për PS. Takimi i parë i kësaj lëvizje e iniciuar nga Ben Blushi dhe Arben Malaj do të jetë ditën e sotme në orën 18:00 në sallën e Akademisë së Arteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›