E Diel, 1 Nëntor 2026

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

Në Pustec, gjatë zhvillimit të Festivalit Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shënuar një incident që ka ngjallur diskutime.

Gjatë aktivitetit u ekzekutua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u ekzekutua. Ky është rasti i dytë i një situate të ngjashme të raportuar në një aktivitet të zhvilluar në territorin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi mbështetje konkrete për zhvillimin e zonës, veçanërisht në infrastrukturë, turizëm, arsim, kulturë dhe ekonomi. Ai theksoi gjithashtu nevojën për të frenuar largimin e të rinjve nga zona.

Nga ana e tij, Mickoski premtoi hartimin e një plani bashkëpunimi dhe mbështetje për komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël, përmes projekteve në fushën e kulturës, arsimit dhe institucioneve.

Pavarësisht mesazheve për miqësi dhe bashkëpunim, mungesa e himnit shqiptar ishte një nga momentet më të diskutuar të aktivitetit.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›