E Diel, 1 Nëntor 2026

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

Një 24-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në det, në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi, ku një gomone me tre persona në bord dyshohet se është përfshirë në një aksident.

Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçari Klaus Gjergjika humbur jetën, ndërsa personi tjetër, U. Marku ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. I riu është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›