E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa divorce Berluskoni do blinte Ronaldon

Shitja e Patos dhe Robinhos është vetëm lëvizja e fundit e Milanit për të kursyer deri në 50 milionë euro neto nga rrogat e lojtarëve.

Taktikë e cila u përdor me largimet e Ibrahimovic e Thiago Silvas. Futbolli italian është në krizë financiare dhe këtë e konfirmojnë kuqezinjtë.

Të detyruar të shesin yjet, ndërsa afrimi i emrave të mëdhenj duket i pamundur.

Por, duke bërë pak llogari shfaqet ana tjetër e medaljes.

Pas divorcit nga ish-Veronica Lario, Berlusconi është detyruar ti paguajë 100 mijë euro në ditë ish-bashkëshortes.

Në total, shifra për një vit arrin shifrën e pabesueshme të 36 milionë eurove.

Tifozët e “Djallit” kanë nisur të ironizojnë se blerja e Cristiano Ronaldos do ti kishte kushtuar më pak Berlusconit.

Sulmuesi i Realit është një ëndërr e presidentit kuqezi dhe e fansave.

Portugezi do të mbetet i tillë me shpenzimet e divorceve të ish-kryeministrit italian, që kanë arritur në thuajse 100 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›