Ronaldinjo synon boterorin 2014

Nuk luan me Kombëtaren e Brazilit prej shkurtit të këtij viti.
Megjithatë, Ronaldinho shpreson që të fitojë një vend në përfaqësuese për Kupën e Botës 2014.
Objektivin e tij, 32-vjeçari e ka bërë të ditur nga India, ku ndodhet për të promovuar filmin vizatimor “Ronaldinho kundër Alienëve”.
Filmi është frymëzuar nga prodhimi i vitit 1996, “Space Jam” legjenda e basketbollit, Michael Jordan merrte pjesë përkrah kartonëve më të famshëm në botë.
“Jam përgatitur për Botërorin 2014 në Brazil. Ky është një moment special në jetën time dhe për vendin tim”.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, i shpallur “Lojtari më i Mirë” në vitet 2005 dhe 2006, ishte element vendimtar në triumfin e fundit të “seleçaos” në Kupën e Botës 2002.