E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pa dorëheqje s’ka dialog”- Pedagogët dhe studentët protestojnë para kryeministrisë refuzojnë tryezën: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Pedagogë dhe studentë kanë dalë sot në një protestë, duke u ndalur para Kryeministrisë. Ata kanë refuzuar dialogun me kreun i qeverisë, i cili sot zgjodhi një formë tjetër për te diskutuar, duke nxjerrë disa karrige me shënimin “dialog”.

Të rinjte, por edhe pedagoget kane këmbëngulur se largimi i tij nga detyra është kushti kryesor. “Pa dorëheqja ska dialog”, ishin thirrjet e tyre,

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” eshte një tjeter thirrje e përcjellë gjatë protestës.

Kujtojme qe Rama deklaroi se ishte i gatshëm të zhvillonte dialog pa kushte, në çdo vend dhe në çdo kohë, me personat që distancohen nga dhuna.

Por një pjesë e protestuesve kundërshtojnë këtë qasje dhe kërkojnë që qeveria të mbajë përgjegjësi për dhunen qe policia ka ushtruar ndaj te rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›