E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në 135 ditë jemi injoruar dhe ofenduar” – Pedagogu Ilir Kaso: E trishtë që situata ka ardhur në këtë pikë! Shpresë që studentët kanë dalë për të drejtat e tyre

Pedagogu, Ilir Kaso i është bashkuar pedagogëve që po marshojnë drejt Kryeministrisë, në mbështetje të studentëve që kanë dalë në protestë.

wmremove-transformed (1)

Në një prononcim për News24, ai deklaroi se gjatë protestës paqësore, ata janë injoruar dhe ofenduar dhe se ndihen keq që situata ka arritur në këtë pikë, ku të rinjtë janë ngritur në revoltë të dhunshme kundër qeverisë.

Sipas tij, fakti që të rinjtë janë ngritur për të drejtat e tyre është një shpresë shumë e madhe për vendin.

“Në 135 ditë jemi përpjekur ta mbajmë të paqtë protestën, me organizime paqësore, të shuajmë konfliktet momentale. Jemi injoruar, ofenduar, ndihemi të fyer, dhe të trishtuar që situata ka vajtur në këtë pikë.

Kjo është shpresë shumë e madhe për shqiptarët, fakti që studentët kanë dalë në shesh dhe po protestojnë për të drejtën e tyre. Shpresë e madhe që duhet të solidarizohemi të gjithë dhe të mos mposhtemi në këtë fatkeqësi që po na ndodh, sot po sakrifikojmë një nga gjërat më të shenjta, mësimi. Uroj që kjo të jetë zgjidhja finale dhe të ketë rrugëzgjidhje. “, u shpreh pedagogu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›