Pa fitues në Prizren

Ndeshja interesante e xhiros së gjashtëmbëdhjetë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës, e zhvilluar të shtunën në Prizren, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.
Në këtë takim, Liria ka dominuar më shumë në fushë dhe i ka krijuar disa raste të mira shënimi, por ka dështuar ti shndërrojë ato në gola. Madje Liria nga minuta e 63-të e takimit luajti me një lojtar më pak, sepse gjyqtari kryesor i ndeshjes nga loja e përjashtoi mbrojtësin Çarkaxhiu.
Edhe Trepça është angazhuar mjaft për ti rrëmbyer të tri pikët nga ky takim, por aksionet e mitrovicasve ndërpriteshin mirë nga mbrojtja e ekipit vendas. Madje mitrovicasit për pak sa nuk e fituan ballafaqimin, kur në çastet e fundit të ndeshjes Enis Fetahu e rrezikoi seriozisht portën e prizrenasve.
KEK-u Prishtina 2:2
Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.
Pas një iniciative të vendasve, KEK-u shënoi gol në minutën e 16-të nëpërmjet Berat Grabovcit për rezultat 1:0. KEK-u nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 47-të e shtoi avantazhin në 2:0, me golin që e shënoi sërish Grabovci.
Pas këtij goli, pak kush ka pritur që Prishtina të bënte kthesë të madhe në lojë, gjë që ndodhi. Bardhekaltrit e ngushtuan epërsinë e Elektricistëve në 2:1 në minutën e 78-të me golin që e realizoi Taulant Dajaku. Vetëm tre minuta pas këtij goli, Prishtina barazoi rezultatin në 2:2, me golin e bukur që e shënoi Agron Skeraj.