Miss Anglia dorëzon kurorën

Fituesja e konkursit të bukurisë Miss Anglia e dorëzoi titullin e saj të premten, pas raportimeve për një sherr në disko me një tjetër konkurrente të bukurisë.
Rachel Christie, mbesa e ish-fituesit të medaljes së artë Olimpike të vrapimit Linford Christie, u arrestua në fillim të kësaj jave pas akuzave se ishte përfshirë në një sherr me Miss Manchester-in, Sara Jones, në një klub nate të qytetit verior britanik, raportonin gazetat.
Christie, e cila u bë fituesja e parë e këtij titulli me ngjyrë, u akuzua se kishte qëlluar me grusht Jones pas një zënke për të dashurin e saj, që luan në shown televiziv britanik "Gladiators," raportonin gazetat.
"Për arsye të vëmendjes së mediave kundrejt akuzave ndaj saj, Rachel Christie tani ka vendosur të tërhiqet nga konkurrimi në Miss Bota dhe heq dorë nga kurora e Miss Anglisë",- thanë organizuesit e konkurrimeve në faqen e internetit të Miss Anglia.
"Rachel tani do të fokusohet në pastrimin e emrit të saj dhe në stërvitjen për Lojërat Olimpike 2012 derisa çështja të jetë zgjidhur."
Christie thotë se kërkon të ndjekë shembullin e dajës së saj dhe të fitojë medalje të artë në Lojërat Olimpike në Londër, në garën e vrapimit heptathlon. /ipko.net/