Pa haber

Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri te zhvillimi i ndeshjes ekzibicionale ‘All Star’ në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe përzgjedhjes me basketbollist të huaj që luajnë në vend, përzgjedhësi Agim Kasapolli nuk është informuar ende zyrtarisht për këtë takim.
Vendimi për këtë ndeshje ishte marrë nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 26 shkurt, por shtëpia e basketbollit kosovar nuk a ka parë të arsyeshme ende ta njoftojë për këtë ndeshje zyrtarisht udhëheqësin e ekipit kosovar.
Kasapolli thotë se e ka gati listën e përfaqësueses, por që nuk do ta bëjë publike derisa të kontaktohet nga drejtuesit e basketbollit kosovar. “Nuk kam marrë kurrfarë informate me shkrim nga Federata, përpos një bisede gojore që kisha me drejtorin e përfaqësueses, Artan Rugova. Kur të më arrijë informata zyrtare, atëherë do të flasim për këtë punë”, ka thënë Kasapolli të hënën për Express.
Sipas tij, është dashur që sekretari i FBK-së, Isuf Lumi, ta informojë zyrtarisht për këtë ndeshje. “Sekretari e ka për obligim të më informojë për këtë ndeshje, ngase ai paguhet për këtë punë”,- tha Kasapolli.
Edhe pse ka mbetur pak kohë deri te zhvillimi i kësaj ndeshjeje, trajneri pejan i ka idetë e qarta se si do të veprojë, pasi i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje miqësore. “Megjithatë, ka kohë për këtë ndeshje. Unë i kam bërë planet, përfshirë këtu edhe listën e basketbollistëve, të cilën do ta paraqes vetëm pasi të marr informatë nga ata”, u shpreh Kasapolli në fund.
Në anën tjetër, sekretari i FBK-së, Isuf Lumi, pohon se ai nuk e ka për obligim që ta informojë zyrtarisht përzgjedhësin Kasapolli. “Kjo punë nuk na takon neve. Kjo punë i takon drejtorit të përfaqësueses. Ne s’e kemi për obligim ta informojmë selektorin”, tha Lumi.
Përzgjedhës i përfaqësueses së të huajve do të jetë Muharrem Vugdaliq, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Panqe Milevski dhe Boban Mitev. Vitin e kaluar ndeshja ekzibicionale ‘All Star’, në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe përfaqësueses së zgjedhur nga lojtarët e huaj që luajnë në vend, ishte zhvilluar në Therandë.
All Star në Prizren
Ndeshja ekzibicionale ‘All Star’, ku do të luajnë Përfaqësuesja e Kosovës dhe përfaqësuesja e zgjedhur nga lojtarët e huaj që luajnë në vend, do të zhvillohet të mërkurën, me 24 mars. Këtë vendim e ka marrë të hënën drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Artan Rugova. Ai njoftoi se kjo ndeshje do të zhvillohet në Prizren, nga ora 19. “Kjo ndeshje më parë ishte planifikuar të luhej në Mitrovicë, por pasi në këtë qytet do të luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës, vendosëm që All Star-in ta zhvendosim në Prizren, pasi prizrenasit u treguan më të interesuarit. Atje krijohet atmosferë me të vërtet e ngrohtë”, tha Rugova.