E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa kryetar. Hallet peng i keshillit bashkiak 1 2 3 4 5 3 vota e enjte

Pavarisht betejës ligjore që po zhvillohet se kush do të hipë në postin e kryetarit që do të drejtojë bashkinë më të madhe në vend, sportelet që ofrojnë shërbim dhe informacion për qytetarët në bashkinë e Tiranës vazhdojnë të jenë të hapuara dhe të respektojnë oraret në shërbim të kryeqytetasve.
Lexo të plotë ...   Bojkotojnë provimin, nxënësit protestë “Servete Maçi” 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 09 qershor 2011 Në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë prindërit e nxënësve sërisht kanë protestuar për transferimin e fëmijëve të tyre në shkolla të tjera të kryeqytetit. Pas firmosjes së peticionit dërguar ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj një ditë më parë ata sot i kanë detyruar fëmijët  e tyre të bojkotojnë edhe provimin përfundimtar të vitit  shkollor atë të muzikës.
Lexo të plotë ...   Vetëvritet polici. Dyshime: aksidentale apo e paramenduar? 1 2 3 4 5 (0 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Një efektiv i policisë së rendit është vetëvrarë me armën e tij mesditen e se enjtes në Tiranë prane rrugeës “Don Bosko”. Beqir Dauti, 43- vjeç, baba i dy femijeve, i ka dhënë fund jetës duke përdorur pistoletën e shërbimit. Sipas deshmive te banoreve 43-vjeçari ka qene ne ballkonin e baneses se tij ne katin e 4 dhe sipas tyre ai po pastronte armen kur kane degjuar te shtenen dhe kane pare gezhojen e cila ka rene ne oborrin e pallatit.
Lexo të plotë ...   Akreditimi i spitaleve, Kalo: Mbyllëm të parët përgatitjen 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 09 qershor 2011 Shqipëria është i vetmi shtet në Europën Juglindore, që ka përfunduar përgatitjen për të akredituar institucionet shëndetësore. Në ditën ndërkombëtare të akreditimit, Drejtori i Qëndrës Kontrollit së Cilësisë sigurisë dhe Akreditimit të institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, thotë se këtij procesi aktualisht i janë përgjigjur dy spitale private dhe kanë shfaqur interes edhe disa publike.
Lexo të plotë ...   Zbardhet vendimi, Kolegji: Ja pse e rrëzuam ankesën e PS-së 1 2 3 4 5 (20 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë në tagër të plotë ligjor kur ka numëruar fletët e hedhura gabimisht,nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka marrë kompetencat e KZAZ-ve duke ndërhyrë në tabelat e rezultatit, dhe nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka miratuar me 4 vota vendimin që i mundësonte këtë ndërhyrje. Këto kanë qenë argumentat me të cilat 5 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor rrëzuan më 3 qershor padinë e socialistëve, që konsideronin të paligjshëm vendimarrjen e KQZ-së.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 09 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Shalsi: T'i jepet fund këtij teatri të turpshëm 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 "Humbësi që kërkon të bëhet fitues me vota të vjedhura para kamerave të televizioneve, përmes bandës së Saliut në KQZ nuk mund të flasë me zërin e qytetarëve.

Lexo të plotë ...   Bie nga kati i tretë, shpëton 28-vjeçarja 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Një 28-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrugën Irfan Tomini në Tiranë. Entela Sako ka qenë në dritaren e banesës së saj duke larë xhamat dhe nga pakujdesia ka rrëshqitur duke rënë poshtë. 28-vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërsa si pasojë e rënies ka pësuar hemorragji në fytyrë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.   Përplasen me policinë, shoferët e furgonëve: Kemi licensë 1 2 3 4 5 (5 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Rreth 60 furgona transportues janë bllokuar nga sektori i kontrollit të autostradeve në zonën e Kamzës. Sipas drejtuesve të automjeteve ky bllokim është selektiv, por edhe i jashtëligjshëm pasi ata janë të pajisur me dokumentacionin përkatës, por edhe me lejen e bashkisë për të ushtruar funksionin.

Lexo të plotë ...   Tritol shtyllës, akt terrorist në Fushë-Krujë 1 2 3 4 5 (4 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Një shtyllë e tensionit të lartë është hedhur në erë orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të fshatit Borizanë në Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por pasoja për biznesin e një fabrike çimentoje aty pranë dhe banesat e fshatit përreth.

Lexo të plotë ...   Rama: Tirana do jetë një betejë e gjatë ligjore 1 2 3 4 5 (5 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Kryetari i socialistëve Edi Rama rikonfirmoi qëndrimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste për rezultatin e Tiranës. Gara do të jetë një betejë e gjatë ligjore, tha kryetari i opozitës duke lënë të hapur rrugën drejt Kushtetueses. Por fokusimi aktual i selisë rozë është Kolegji, deklaroi Rama, i cili ripërsëriti apelin se drejtësia duhet të japë drejtësi.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 08 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›