E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa per turizmin policia rrugore rrit gatishmerine 1 2 3 4 5 7 vota e

Për të parandaluar aksidentet e shumta që ndodhin gjatë sezonit veror dhe për përballimin e fluksit të turistëve njesia rajonale e qarkullimit rrugor ne Durres ka pergatitur nje plan masash per të koordinuar sherbimet me shtimin e personelit dhe mjeteve të nevojshme. Kreu i kesaj njesie, kryekomisar Ervin Hoxha, eshte shprehur se në këtë plan masash synohet parandalimi i çdo problemi qe mund te linde ne drejtim te trafikut te mjeteve ne te gjithe territorin qe mbulon kjo njesi.
Lexo të plotë ...   Lehtësi për turistët. Hapet nënkalimi i Golemit 1 2 3 4 5 (7 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Brenda pak ditesh nenkalimi i Golemit do te hapet per te lejuar kalimin e mjeteve qe levizin nga fshati Golem ne drejtim te zones turistike. Perfaqesues të firmes zbatuese te punimeve ne lotin e katert te baipasit Plepa- Kavaje- Rrogozhinë kanë bërë të ditur se për tre katër ditë do të devijohet trafiku në mënyrë që të hapet nënkalimi duke kthyer lëvizjen në derjtimin e duhur. Aksi Mali i Robit - Golem me gjatesi 2.3 km eshte aksi me volumin me te madh te punimeve per shkak te nenkalimit te Golemit.
Lexo të plotë ...   Provimi i letërsisë, 2.8% e maturantëve mbetës 1 2 3 4 5 (6 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Rreth 6000 maturantë, nga 39 mijë e 530 që morën pjesë në provimin e parë të detyrueshëm atë të letërsisë, kanë marrë notën 9 dhe 10. Ndërkohë nga shifrat që raportohen nga ministria e Arsimit rreth 2.8 % kanë rezultuar mbetës, pasi kanë mare notën 4.
Lexo të plotë ...   Tregu ambulant në Vlorë, AKU: Bashkia t’i kontrollojë 1 2 3 4 5 (6 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Pas Drejtorisë së Shëndetit Publik është AKU në qytetin e Vlorës që ngre shqetësimin e rritjes së numrit të tregëtarëve ambulantë përgjatë plazhit, por edhe në rrugët e qytetit. Drejtori i AKU Armando Cakrani fajëson bashkinë për neglizhencë pasi institucioni që ai drejton ka dërguar disa herë shkresa zyrtare në bashki dhe policinë bashkiake për ndërhyrjen në këto raste.
Lexo të plotë ...   KQZ, miratohet akti. Nis sot hapja e kutive 1 2 3 4 5 (8 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Këtë pasditë do të fillojë hapja e kutive të votimit të Tiranës. Në sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojnë 8 grupe numërimi që do të hapin kutitë dhe do të bëjnë vlerësimin e votës. Kjo është një nga pikat e aktit të miratuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kundër kësaj pike të aktit votuan kundër Dëshira Subashi dhe Artan Laze të cilët kërkuan që vlerësimin e votave ta bëjë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lexo të plotë ...   Vrasja në Shkodër, policia arreston autorin në Bushat 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Pas pesë orë rrethimi dhe negociatash policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes së një natë më parë në fshatin Barbullush të komunës Bushat ku mbeti i vdekur 61- vjecari Ndoc Çeliku. Autori i kësaj vrasje është Agim Gjata, 38- vjeç, i cili është edhe fqinj i viktimës. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi edhe një armë zjarri automatike dhe një krehër me 21 fishekë.
Lexo të plotë ...   Rinumërimi, KQZ shqyrton sot vendimin e Kolegjit 1 2 3 4 5 (7 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të shqyrtojë  mëngjesin e së shtunës, rreth orës dhjetë vendimin e Kolegjit Zgjedhor  për nisjen e procesit të rinumërimit të fletëve  të  hedhura gabimisht në kuti, në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë. Po nesër, pas miratimit të procedurave se si do të zhvillohet ky proces do të nisë dhe rinumërimi. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vazhduar edhe këtë mbasdite me shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të rretheve . Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 qershor 2011 )   Aksion i ri i PS. Asambleja zyrtarizon vendimin 1 2 3 4 5 (5 vota) e shtunë , 18 qershor 2011 Sot, ne oren 11:00 Partia Socialiste mbledh Asamblene Kombetare. Me thirrjen e ketij forumi, selia roze nis organizimin e saj për të vendosur aksionin opozitar pas zgjedhjeve te tete majit si dhe hap fushatën zgjedhore brenda partisë. Asambleja do te nise me fjalen e kryetarit Edi Rama, i cili pritet qe ne pjesen me te madhe te ndalet tek zgjedhjet ne Tirane dhe procedurat e paligjshme qe sipas Partise Socialiste pushteti zbatoi me rezultatin e kryeqytetit. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 18 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Nesër nis rinumërimi. KQZ do hapë edhe fletët e pavlefshme 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 17 qershor 2011 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të numërojë dhe fletët e pavlefshme përveç atyre të kontestuara. Institucioni që menaxhon zgjedhjet do të nisë mëngjesin e së shtunës hapjen e kutive dhe për 368 qendra votimi të tjera.
Lexo të plotë ...   Fonde për mjedisin, Mediu: Buxheti i pamjaftueshëm 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 17 qershor 2011 Krijimi i fondit mjedisor do të ishte zgjidhja e  duhur që të gjitha projektet mbi mjedisin të zbatoheshin ashtu si duhet. Aktualisht buxheti nuk është i mjaftueshëm për të gjitha nismat që ndërmerren si menaxhimi i mbetjeve urbane apo ndotja nga ujrat e zeza apo dhe  menaxhimi i projekteve të tjera të cilat duhet të zbatohen sipas standarteve europiane.  Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›