E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa përfunduar të vjetrat, nis ndërtimi i shkollave të reja

Ende pa përfunduar ndërtimi i 23 objekteve shkollore, të cilat janë kontraktuar që nga viti 2009, Ministria e Arsimit po planifikon të ndërtojë objekte të reja. Madje, nuk është bërë e qartë, çështja e kontratave të nënshkruara që para katër viteve, se pse nuk janë përfunduar këto objekte, raporton KTV.

Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të financave publike, Ali Sadriu ka thënë se Ministria e Arsimit, auditorit nuk ia ka bërë të ditura mospagesat. Ndërkaq, Ragip Gjoshi, këshilltar në Ministrinë e Arsimit, nuk ia ka lënë ministrisë fajin për këto vonesa. Ai ka njoftuar se viti i ri shkollor 2013-2014 do ta gjejë sistemin arsimor në Kosovë edhe me 30 objekte të reja. Sipas tij, projektet e ministrisë janë madhore dhe të gjitha këto objekte janë ndërtuar me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim, dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit për të gjithë nxënësit pa dallim 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›