E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përdhunimi në koma, dërgohet dosja në Austri

Prokuroria e Tiranës nis për në Austri dosjen e plotë të Florie Peçit. Fillimisht ishte kërkuar vetëm konfigurimi i ADN-së së vajzës, por në korrik prokuroria austriake ka kërkuar gjithë dosjen me provat e mbledhura në Shqipëri. Prokuroria tha se në zbatim të kërkesës së palës austriake, është bërë procedura e transferimit të procedimit penal, pasi rezulton se vepra penale nuk është kryer në Shqipëri. Pas dërgimit të materialit të përkthyer me analizën e ADN-së, prokuroria ka përkthyer aktet e dosjes me dëshmitë e të afërmve të Flories dhe e ka nisur materialin në Austri.

Grupi hetimor, sqaroi se tashmë është provuar se përdhunimi i studentes 22-vjeçare është kryer në kohën që ajo po mjekohej në një qendër rehabilitimit në Almuster të Austrisë. Bazuar në këto të dhëna, prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë konkrete për përdhunuesit e saj, pasi kjo e drejtë, sipas legjislacionit penal, i takon vendit ku ka ndodhur krimi. Sipas tyre të gjitha veprimet hetimore të kryera në Shqipëri, si dëshmitë e familjarëve të Peçit, ekspertiza mjekësore si dhe profili i ADN-së së foshnjes së porsalindur, i janë dërguar autoriteteve të drejtësisë austriake.

Prokurorët konfirmuan, se me daljen e profilit të ADN-së së fëmijës, hetuesit austriakë do të ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar si abuzues seksualë ndaj studentes, në kohën që po ajo po mjekohej në Austri. Mjekët e maternitetit të Tiranës thanë se nisja e shtatëzanisë përputhet me kohën gjatë së cilës Florie ishte për kurim në Austri. Florie Peçi lindi fëmijën, një vajzë që ia vurin emrin Gadiela, në 6 qerhor. Zbulimi i shtatzënisë u bë në janar 2013, ndërsa ngjarjen e denoncoi familja e saj në prokurori. Zbulimi kishte ardhur nga mjekët lokalë, të cilët kishin mbajtur nën kontroll pas kthimit nga Austria. Familja këmbënguli që hetimi të kryhej në klinikën austriake. Prokuroria nisi hetimin duke bashkëpunuar edhe me autoritetet austriake. Ishte vëllai i saj, Gazmendi që bëri publik edhe kallëzimin që kishte bërë në prokurorinë e përgjithshme për rastin e abuzimit me motrën e tij në Austri. Floria u shtrua në maternitet në fundin e shkurtit kur nisën edhe ekzaminimet për të mësuar shkallën e abuzimit me të. Megjithë përpjekjet e ekspertëve të hetimit për të zbuluar ndonjë emër ose person nëpërmjet rrëfimeve të vetë vajzës, nuk u arrit të shkohet tek një person i dyshuar. Nga hetimet u saktësua se vajza pas daljes nga koma ishte mbajtur edhe në një familje shqiptarësh në qytezën në të cilën ndodhej klinika.

Ishte mesi i muajit janar, kur vëllai i Florie Peçit mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme për të vënë në dijeni autoritet e hetimit se me motrën e tij ishte abuzuar seksualisht në kohën që kishte qenë duke u kuruar në Austri. Zbulimi kishte ardhur nga mjekët lokalë, të cilët kishin mbajtur nën kontroll pas kthimit nga Austria. Prokuroria nisi hetimin duke bashkëpunuar edhe me autoritetet austriake. Familja këmbënguli që hetimi të kryhej në klinikën austriake. Ishte vëllai i saj, Gazmendi që bëri publik edhe kallëzimin që kishte bërë në prokurorinë e përgjithshme për rastin e abuzimit me motrën e tij në Austri./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›