Pa zhbërje të strukturave paralele, s’ka BE

Bancroft thotë se Beogradi do të jetë nën presion ndërkombëtar për të bërë një trysni të fortë mbi serbët në veri, ndikim ky që nuk e posedon sa duhet, në veçanti për të siguruar qasje të plotë të EULEX –it.
Marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës ai e ka vlerësuar si kompromis, me interes për të dy palët.
Ndërsa lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ai vlerëson se ato do ta tensiononin edhe me shumë situatën në Kosovë.
“Serbia do të pranojë kompromisin që në Kosovë të organizojë vetëm zgjedhje parlamentare”, tha ai.
Duke folur për dialogun ai ka thënë se është e pamundur që sërish të ketë negociata për statusin e Kosovës, kur të kihen parasysh përmasat e përkrahjes ndërkombëtare që gëzon Kosova.
“Megjithatë mund të paramendoj negociata për përshtatjen e kufijve, këmbimin e territoreve ose edhe për sovranitetin e ndarë mbi veriun e Kosovës”, tha Bancroft. /Telegrafi/