Kryetari i degës së AKR-së kalon në LDK

Kryetari i degës së AKR në Podujevë, Avni Ajeti, sot ka braktisur AKR-në, duke aderuar në LDK.
Ajeti ka thënë se arsye të largimit të tij nga AKR-ja janë pakënaqësia e tij me performancën e AKR-së në ekzekutiv, si pjesë e koalicionit qeverisës.
Ajeti ka përmendur mosmiratimin e ligjit në Kuvend për veteranët e luftës dhe mos shtrirja e pushtetit në të gjitha pjesë e Kosovë. Ai ka thënë se në LDK shpreson të ketë hapësirë të mjaftueshme për të kontribuar për vendin.
Avni Ajeti është edhe këshilltar në Kuvendin komunal të Podujevës. Me kalimin e tij tashmë, LDK-ja do t’i ketë 21 këshilltar.