E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacienca: Mund ta mposhtin Porton

Trajneri i Braga, Domingos Pacienca, ka deklaruar se Porto do të futet në finalen e Europa League si favorite por beson se ekipi i tij mund të dalë fitues në Dublin gjatë të mërkurës mbrëma.

Braga ka qenë befasi në garën evropiane këtë sezon dhe mposhti rivalin tjetër portugez, Benfica, në gjysmëfinale falë më shumë golave të shënuar në udhëtim.

Në anën tjetër, Porto është përmendur si një prej ekipeve më të mira në Europa League dhe eliminoi një ekip të fuqishëm si Villarreali në gjysmëfinale.

“Porto gjithmonë ka pasur një ekip të fuqishëm dhe për momentin Porto është ekipi që mund t`ia dalë mirë në Ligën e Kampionëve. Ata janë një klub i Ligës së Kampionëve. Në një finale, dhe duke marrë parasysh si ka shkuar sezoni, Porto është favoriti i madh”.

“Por është një finale, është vetëm një ndeshje. Me frymëzimin dhe motivimin e duhur, shumë situata mund të ndodhin në një ndeshje që mund t`ju sjellë një gol. Kjo ju bën të besoni se është e mundshme të fitohet”, ka thënë Pacienca.

Ndeshja e të mërkurës mbrëma do të jetë edhe paraqitja e parë e Bragës në finale të një gare evropiane. Ata fituan Kupën e Portugalisë në vitin 1966.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›