Tirana, Ambasadorët: Qytetarët meritojnë qartësi

Tre ambasadorët e akredituar të Tiranë kanë kërkuar publikimin e rezultatve të zgjedhjeve për Tiranën. Në një deklaratë për shtyp ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi deklaruan se qytetarët meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve për kryeqytetin.
“Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi” theksojnë ambasadorët.
Më tej tre ambasadortë theksojnë se është mjaft e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.
“Ne presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik” përfundon deklaratave e tre ambasadorëve.