E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacienti godet me karrike ne koke ndihmesmjekun

Një ndihmësmjek në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë është goditur me karrige në kokë në ambientet e punës.

Mësohet se ndihmësmjeku Ruzhdi Merja, 41 vjeç i cili punonte në spitalin numër 2, në pavijonin e Urologjisë në QSUT, është goditur me karrige në kokë nga një pacient i cili priste të kurohej nga sëmundja e gurëve në veshka.

Shkak për dhunën ndaj ndihmësmjekut është bërë mosvënia në funksion e aparaturës, për shkak të rrymës së dobët elektrike, në një kohë që e njëjtë përgjigje i ishte dhënë të njëjtit pacient edhe një ditë më parë.

Me sa duket ky fakt e ka irrituar pacientin, i cili në shenjë hakmarrjeje ka goditur me karrige në kokë, Merjan.

Goditja në kokë i ka shkaktuar dëmtim serioz mjekut, i cili ka humbur shumë gjak dhe ka marrë plagë serioze, ndaj po i nënshtrohet mjekimit intensiv.

Polica ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për identifikimin e agresorit i cili pas veprimit është larguar menjëherë nga spitali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›