E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet per ne banesen e fundit Musa Skura

Trupi i pajetë i shefit të krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në një spital në Foggia të Italisë mbërriti në portin e Durrësit rreth orës 09:50.

Arkivoli me trupin e Dëshmorit të Atdheut është pritur nga të afërm, familjarë dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Një eskortë policie ka shoqëruar arkivolin me trupin e pajetë të Skurës në një ceremoni të mbajtur në portin e Durrësit.

Më pas, trupi i pajetë i Musa Skurës është nisur drejt Tiranës, ku u zhvilluan edhe homazhet. Skura do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›