E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacienti ndërroi jetë/ Shkodër, nisin hetimet për dy mjekët neurologë për mjekim të pakujdesshëm

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj tyre ka nisur një hetim për mënyrën e trajtimit të një 40-vjeçari, i cili më pas ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, sipas Policisë.

Sipas të dhënave të procedimit, ndaj dy mjekëve janë referuar veprat penale “Mjekimi i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet paraprake po verifikojnë nëse gjatë trajtimit të pacientit 40-vjeçar, ka pasur neglizhencë apo mangësi në dhënien e shërbimit mjekësor.

Gjendja e pacientit është përkeqësuar dhe ai është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, mënyrën e trajtimit të pacientit dhe nëse ka përgjegjësi penale nga ana e dy mjekëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›