Pack Serbia te tregoje rezultate ne dialog

Ne nje interviste dhene radios gjermane Deutschlandradio Pack thote se kerkesa e Merkelit per njohjen e Kosoves nga ana e Beogradit eshte nje parakusht qe pritet ta shtroje BE-ja ndaj Serbise. Ne nuk mund te pranojme ne BE nje vend tjeter qe sjell me vete nje konflikt te tille thote Pack duke pasur parasysh konfliktin qipriot.
Deputetja e Partise Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian thote gjithashtu se njohja e Kosoves nga ana e Serbise nuk eshte nje kerkese e ngutshme. Pack parashikon se anetaresimi i Serbise ne BE pritet te ndodhe nga fundi i kesaj dekade ne mos me vone. Keshtu qe nuk pritet nga presidenti Tadic qe te ndryshoje menjehere kushtetuten e te njohe Kosoven. Ka edhe pese shtete te tjera ne BE qe nuk e njohin Kosoven. Keshtu qe ne fillimisht duhet te bejme detyrat e shtepise tone. Por ajo cka ne kerkojme nga presidenti Tadic eshte qe dialogu i filluar tani nen mbikeqyrjen e Bashkimit Evropian ndermjet Kosoves dhe Serbise te sjelle rezultate. Rezultate do te thote qe njerezit ne Kosove serbet dhe shqiptaret qe jetojne atje te realizojne nje bashkejetese paqesore dhe qe te rregullohen ceshtjet e pasqaruara te pronesise thote ajo me tej.
Interesa mafioze ne Veriun e Kosoves
Pack mendon se mbas konfliktit aktual nderkufitar mes Serbise dhe Kosoves qendrojne interesa mafioze Per te folur sinqerisht ne kete qoshe jane ngritur struktura krejt mafioze aty behet kontrabande dhe ndoshta edhe shume gjera te tjera dhe per te jane te interesuar shume njerez qe jane te involvuar ne keto biznese. Pra ata nuk duan tia prishin vetes kete gje dhe nderkalime te tilla kufitare jane te pershtatshme per te mundesuar keto biznese te erreta. Pack ben pergjegjese Serbine per faktin qe keto pika kufitare nuk kontrollohen ashtu sic duhet. Por ajo eshte optimiste se problemi i Veriut te Kosoves pas marrjes ne dore te kontrollit nga KFOR-i do te zgjidhet ne muajt e ardhshem.
Pack gjykon se ceshtja e Kosoves perdoret vazhdimisht nga politikanet serbe per te realizuar ambiciet e tyre per pushtet. Serbet e thjeshte nuk e ndjejne veten aspak te lidhur me Kosoven ata nuk duan te jetojne aty dhe kane halle te tjera thote deputetja kristian-demokrate gjermane. Sipas saj ceshtja e Kosoves shfrytezohet per te mbuluar problemet ekonomike duke ngjallur ndjenjat nacionaliste.
Pack mendon se nje afrim me Kosoven nuk eshte dicka e pamundur per Serbine Nese Tadici do te guxonte te bente nje hap perpara sidomos tani ne dialogun me Kosoven atehere mund te arriheshin disa rezultate. Atmosfera nuk eshte e tille qe te thuash se me Kosoven do te shembej gjithcka ose qe ceshtja e Kosoves eshte dicka vendimtare. Nese politikanet do te tregoheshin te ndershem dhe do tu shpjegonin njerezve se perse eshte keshtu dhe si ka ardhur puna gjer ketu atehere gjithmone e me shume njerez do ta pranonin qe Kosova nuk eshte me pjese e Serbise.
Autor Nana Brink DLF
Redaktoi Anila Shuka