E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack e zhgenjyer nga Bosnje e Hercegovina

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka deklaruar se ka mbetur e zhgënjyer nga qëndrimet e palëve politike në Bosnje e Hercegovinë.

Qëndrimin e saj të irrituar Pack ua ka shprehur përfaqësuesit të BE-së në Sarajevë dhe liderëve politikë të vendit.

Pack ka paralajmëruar se do të propozojë sanksione nëse Bosnje e Hercegovina do të vazhdojë të dështojë në krijimin e qeverisë së re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›