E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen tre të akuzuarit kryesorë për Gërdecin

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 18:55

Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari kanë lënë qelitë e paraburgimit 313 dhe masa e sigurisë së tyre është arrest shtëpie.

Gjykata e Tiranës dha vendimin e lirimit të tyre, pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës të tyre.

Vendimi i kësaj gjykate, ju referua atij të dhënë më parë nga Gjykata e Lartë, e cila interpretoi se, afatet e paraburgimit për ta, kishin përfunduar për shkak se koha përllogarites niste nga momenti që çështja i ishte drejtuar kësaj gjykate për shqyrtim.

Javën e shkuar gjykata liroi Dritan Minxollin i cili ishte i pari që kishte bërë kërkesën për lirimin e tij dhe në seancën e radhës, u liruan edhe dy të pandehurit e tjerë.

Me lirimin e tre të akuzuarve kryesorë për shpërthimin tragjik në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, procesi zbehet plotësisht. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›