E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack në Tiranë, nesër priten takime me krerët e shtetit

Europarlamentarja Doris Pack mbërrin në Tiranë dhe nesër pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Nesër është parlajmëruar takimi në mesditë me presidentin Topi, në pallatin e brigadave, ndërkohë që priten një sërë takimesh të tjera. 

TIRANE- Europarlamentarja Doris Pack mbërrin në Tiranë dhe nesër pritet të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Për sa i përket axhendës së nesërme, është parlajmëruar takimi në mesditë i Doris Pack me presidentin Topi, në pallatin e brigadave, ndërkohë që priten një sërë takimesh të tjera gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
Tema e bisedimeve pritet të jetë situata parazgjedhore në vend dhe cështja e shumë debatuar e aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian.
Pack ka këshilluar autoritetet shqiptare ditë më parë, të mos nxitohen me procesin e aplikimit duke vlerësuar si periudhën më të mirë fundin e këtij viti. Europarlamentarja theksoi se momenti i zgjedhur nga qeveria brenda qershorit është i papërshtatshëm pasi vetë paralmenti europian ndodhet në proces zgjedhjesh. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›