E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Brenda muajit përfundojnë 2 tunelet e Kalimashit

Pritet të përfundojnë brenda majit dy tunelët e Kalimashit. Deklarata u bë nga ministri i Transporteve Olldashi, gjatë inspektimeve në aksin Rrëshen-Kalimash. Olldashi ka folur edhe për grevistët, ku tha se problemi tyre nuk i përket shtetit. 

KUKËS- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, deklaroi gjatë inspektimeve në aksin rrugorë Durrës- Kukës se tunelet e Kalimashit përfundojnë në muajin Maj. Ndërsa ndodhet në segmentin Kalimash Morinë, Olldashi pohoi se në tunelin e Kalimashitkanë mbetur edhe 508 metra më pak se 10 për qind, ndërsa përfundimi i tij do të jetë në ditët e para të muajit maj të këtij viti.

Në fjalën e tij Olldashi u shpreh se “mbeten edhe rreth 508 metra për tu takuar dy tunelet, nga 5.6 km që është gjatësia e tunelit ka mbetur më pak se 1/10 e gjatësisë për tu takuar dy galeritë me njëra-tjetrën dhe parashikohet që në fillim të muajit maj në varësio të shkëmbit që haset, tunelet do të takohen. Prandaj do të kemi një tunel të hapur në fillim të majit”- tha Olldashi.

Olldashi u ndal për të parë nga afër ecurinë e punimeve në segmentin ku po punon firma maqedonase “Granit”, disa punëtorë të së cilës janë futur dy ditë më parë në grevë urie për kërkesa ekonomike.Lidhur me grevën e punëtorëve ministri Olldashi u shpreh se ky është një problem i firmës dhe jo i shtetit.

“Çështja e marrëdhënies së punonjësve me sipërmarrësit e tyre private nuk ka lidhje me ne. Ajo që më intereson mua është ecuria e rrugës. Detyrimi ynë është të paguajme kompanitë, më pas se si merren vesh kompanitë me punëtorët e tyre nuk mund ta përcaktojmë”- tha ministri i Transporteve Olldashi.

Njëkohësisht Olldashi konfirmojë se me një vendim të ditëve të fundit të qeverisë janë marrë masa edhe për problemin e kompensimit të banorëve që preken nga ndërtimi Rrëshen- Kalimash. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›