Pacolli: I gatshëm të përballem edhe me Kushtetuesen
PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli është shprehur i gatshëm të përballet me Gjykatën Kushtetuese, nëse një gjë e tillë kërkohet prej tij, ndërsa ka shprehur bindjen se e përfaqëson unitetin popullit sikundër edhe kërkohet me Kushtetutën e Kosovës.
Ai i bëri këto komente duke ju përgjigjur kundërshtimeve ndaj zgjedhjes së tij në seancën e së martës në Parlamentin e Kosovës ku u zhvilluan votime të tensionuara.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Kransiqi ka deklaruar te enjten në një intervistë të gjatë për Kohavisionin se është shkelur kushtetuta dhe se vullneti i deputetëve të pranishëm në atë seancë ishte ai nga votimi i herës së parë, kur Behxhet Pacolli morri 54 vota gjithsej.
Por, presidenti Pacolli e sheh ndryshe këtë proces.
“Unë kam kaluar me mbi 90 për qind të votave të deputetëve që ishin në sallë”, tha presidenti Pacolli.
Një ditë më parë, zoti Krasniqi i cili ishte deri dje ushtrues detyre i presidentit të Kosovës i dorëzoi postin presidentit të ri, duke mos vënë në pikëpyetje vendimin e Parlamentit.
Kundërshtimin e tyre ndaj zgjedhjes së presidentit Pacolli e kanë shprehur edhe deputetët e opozitës e cila braktisi seancën e së martës dhe paralajmëroi mundësinë që të kërkojë një opinion të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Presidenti Pacolli nuk ka pranuar të debatojë më shumë rreth kësaj çështjeje.
“Nëse kërkohet nga unë, sigurisht që po”, tha presidenti Pacolli.
Zgjedhja e presidentit pasoi marrëveshjen ndërmjet Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re të presidentit Behgjet Pacolli për krijimin e koalicionit qeverisës. Kjo marrëveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partisë Demokratike, është kundërshtuar nga opozita.
Lëvizja Vetëvendosje protestoi dje nëpërmjet një siç u tha aksioni kundër këtij koalicioni qeverisës. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Vlorian Mulliqaj, tha se kjo marrëveshje është koalicion i dialogut me Serbinë.
“Lëvizja vetëvendosje është kundër negociatave me Serbinë dhe për rrjedhojë jemi edhe kundër këtij koalicioni sepse ky koalicion do t'i rifilloj negociatat me Serbinë, për të cilat ne mendojmë që janë tepër të dëmshme për popullin e Kosovës. Këto negociata që po përgatiten, janë përfundimi i procesit të ndarjes së brendshme të Kosovës”, tha zoti Mulliqaj.
(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)