E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, Dell: Pacollipresident? S'kampasur rol, faji i AAK-se

PRISHTINE- Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell mohon të ketë pasur rol në zgjedhjen e presidentit ndërsa shton se Pacolli ndodhet në këtë post, pasi AAK nuk pranoi ti bashkohej koalicionit qeverisës me PDK-në.

“Unë nuk kam pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit. Mendoj se personi që mbase është më përgjegjësi pse Behxhet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë. Fakti që AAK-ja për arsye të veta zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, e bëri pothuajse të pashmangshme që president u bë Behxhet Pacolli.”- deklaron ambasadori amerikan në një intervistë të botuar sot në faqen onlinë të Europa e lirë. Ambasadori amerikan thotë se ditën kur presidenti u zgjodh në parlament ai nuk ka lëvizur nga galeria ku ishte ulur për të vëzhguar procesin.

Ambasadori amerikan mendon se Pacolli duhet ti adresohet popullit në lidhje me raportin e tij me Rusinë. “E di që kjo çështje është brengosëse për shumë kosovarë.
Besoj se edhe presidenti vetë është i vetëdijshëm për këtë dhe e kupton se ka nevojë t’i sigurojë njerëzit në këtë rrafsh” -nënvizon zoti Dell.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës mbi presidentin, ambasadori amerikan tha se nuk ishte “i befasuar” pasi “puna e opozitës është të kundërshtojë”, por u shpreh se ishte i zhgënjyer “me natyrën mendjelehtë të kundërshtimeve ndaj kësaj qeverie.”

“Mendoj se opozita do t’i bënte nder vetes dhe Kosovës nëse vëmendjen e përqendron më pak te loja me fjalë për procedurat, e më shumë te sfidat e vërteta, me të cilat ky shtet duhet të përballet: sundimi i ligjit, korrupsioni, zhvillimi ekonomik dhe prodhimi, krijimi i vendeve të punës për njerëzit, kujdes më të mirë shëndetësor për të moshuarit, arsimi për fëmijët e Kosovës.... Nuk besoj se opozita po i bën vetes ndonjë nder, duke vazhduar të luajë një politikë të brendshme, me përqëndrim te çështjet procedurale. “- nënvizoi më tej Dell.

Gjatë intervistës ambasadori amerikan u shpreh i kënaqur me formimin e kabinetit të ri qeveritar, ku përvec kryeministrit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe njërit nga ministrat serb, pjesa tjetër e kabinetit është e përbërë nga emra të rinj.

Sipas Dell ka ndodhur “një transformim i jashtëzakonshëm” dhe kjo jo vetëm që përfaqëson një qeveri me duar të pastra por gjithashtu një qeveri që pasqyron ndryshim realitetesh në Kosovë”.
Ambasadori amerikan ka deklaruar gjitthashtu se statusi i Kosoves është i vendosur dhe se nuk ka hapsirë në dialogun me Serbinë.
(s.g/BalkanWeb)  Lidhje te tjera Intervista e plote e ambasadorit amerikan

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›