Pacolli: Qeveria ka injoruar planin 6 pikesh

Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli ka akuzuar qeverine e Kosoves se ka injoruar dokumentin 6 pikesh te sekretarit te pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon, per vendosjen e misionit EULEX.
“Qeveria e ka injoruar kete dokument dhe per kete arsye tani ndodhet perpara nje akti te kryer”, ka deklaruar Pacolli.
Megjithate, kreu i AKR-se ka vleresuar se problemi i ngritur nga ky plan nuk mund te paralizoje zhvillimin e Kosoves dhe mund te zgjidhet, ndonese kerkon shume angazhim dhe durim.
“Ne duhet te fillojme ta zgjidhim kete problem. Dokumenti 6 pikesh eshte nje ceshtje e rendesishme, por nuk eshte dicka qe nuk mund te zgjidhet dhe qe mund te paralizoje Kosoven”, ka pohuar Pacolli.
Ai ka shtuar me tej se pavaresia e Kosoves tashme eshte caktuar dhe nuk ka kthim mbrapa.