E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, KS diskuton per Kosoven

Ne seline e OKB-se ne Nju Jork ka filluar seanca e Keshillit te Sigurimit mbi vendosjen e misionit EULEX ne Kosove.

Fjalen i pari e ka marre kryeadiministratori i Kosoves, Lamberto Zannier, i cili pervec se ka deklaruar se UNMIK mbetet organi qe garanton ligjin ne Kosove, ka theksuar se plani i Ban Ki Moon eshte e vetmja garanci per shtrirjen e misionit EULEX.

“UNMIK vazhdon te jete garantuesi kryesor i ligjit ne Kosove dhe kerkon qe te beje funksionale gjykaten ne veri te Mitrovices. Raporti i Ban Ki Moon percakton shtrirjen e EULEX dhe UNMIK ka filluar te pershtatet me ndryshimet ne baze te rezolutes 1244”, ka pohuar Zannier.

Me pas radha ka qene e ministrit te Jashtem serb, Vuk Jeremic i cili ka rikonfirmuar qendrimin e Beogradit per te mos hequr dore nga Kosova dhe ka ftuar Keshillin e Sigurimit qe te miratoje planin 6 pikesh.

“Serbia eshte e palekundur per te mbrojtur poziten e saj ne Kosove. Nuk eshte e vlefshme qe pavaresia e Kosoves te trajtohet si rast unik. Ne do perdorim cdo mjet diplomatik per te mbajtur kosoven dhe plani 6 pikesh do intensifikoje rolin e Serbise ne Kosove. Per kete arsye ne ftojme te gjithe qe ta miratojne kete plan”, ka deklaruar Jeremic.

Mundesia per te folur i eshte dhene edhe ministrit te Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni.

Gjate fjales se tij, shefi i diplomacise kosovare ka theksuar se vendosja e misionit EULEX duhet te respektoje integritetin e Kosoves dhe ka nenvizuar se procesi i pavaresise eshte i pakthyeshem.

“Falenderojme vendet qe kane njohur pavaresine e Kosoves, e cila eshte e pakthyeshme. Shteti i ri i Kosoves ka bere progrese qe pas shpalljes se pavaresise, megjithate ne jemi te vetedijshem per detyrat qe shtrohen para nesh. Per kete eshte me rendesi vendosja e misionit EULEX, i cili duhet te respektoje integritetin e vendit”, ka deklaruar Hyseni.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›